Populli dogon dhe alienët si peshq

  • 11 September 2019 - 08:42
Populli dogon dhe alienët si peshq

Është thënë edhe më parë se populli dogon në Afrikën perëndimore ka qenë i njohur me yllin Sirius B shumë kohë para se pjesa tjetër e njerëzimit të dinte për ekzistimin e tij. Ky popull jeton në Mali dhe ka besime fetare që janë bartur nga gjenerata në gjeneratë. Ata thonë se këto besime u janë dhënë nga vizituesit nga një sistem tjetër i yjeve.

Ata thonë se, përpos yllit Sirius B, në këtë sistem ekziston edhe ylli “Emme Ya”, por ai ende nuk është konfirmuar nga astronomët perëndimorë. Dogonët thonë se ata i kishin vizituar një popull të ngjashëm me peshqit, të quajtur Nommos, të cilët edhe u kishin dhënë informata të ndryshme, si p.sh. se Saturni ka unaza, apo se Jupiteri ka katër hëna. Ka pasur më pas edhe vizitorë të tjerë amfibë, të cilët kishin ardhur nga qielli, në një fluturake në formë të vezës. Këto informata me të vërtetë janë interesante.

(Kosova Sot Online)