A kanë merimangat superfuqi?

  • 14 September 2019 - 07:59
A kanë merimangat superfuqi?

Merimangat mund të mos jenë në mesin e pjesëtarëve më të popullarizuar të mbretërisë së kafshëve, megjithatë, nëse shikohen nga afër, mund të shihet që ato kanë aftësi të jashtëzakonshme. Merimangat janë të ndara në dy lloje: ndërtuesit e rrjetave dhe gjuetarët.

Merimangat e grupit të parë janë më të ngadalta dhe zakonisht presin që preja e tyre të vjen në rrjetë, ndërsa merimangat e grupit të dytë janë shumë të shpejta dhe nëse madhësia e tyre do të ishte sa e njeriut, ndërsa shpejtësia dhe fuqia e tyre do të ishte proporcionalisht e njëjtë, atëherë merimangat do të ishin shpjegimi më i mirë i superheronjëve.



Merimangat mund të kërcejnë shumë larg, madje 50 herë më gjatë sesa gjatësia e trupit të tyre, ato mund të vrapojnë sa 70 herë gjatësia e tyre trupore përbrenda vetëm një sekonde, që i bie se ato janë 10 herë më të shpejta sesa kampioni Usain Bolt, normalisht, nëse madhësia e tyreve do të ishte sa e njerëzve!

(Kosova Sot Online)