Në kuadër të kompleksit të Gizas gjenden trupa alienësh?

  • 04 November 2019 - 12:44
Në kuadër të kompleksit të Gizas gjenden trupa alienësh?

Janë gjetur relikte të jashtëzakonshme antike, të cilat munden në tërësi ta ndryshojnë, ta rishkruajnë historinë e Egjiptit. Artefaktet, të cilat janë zbuluar në ish-shtëpinë e Sir William Petrie në Jerusalem, thuhet të jenë marrë nga përfaqësuesit e Muzeut Rockefeller, menjëherë pasi që zbulimet u bënë të ditura.

Sir William Matthew Flinders Petrie, (3 qershor 1853 – 28 korrik 1942), i cili më shumë njihet me emrin Flinders Petrie, ishte një egjiptolog britanik dhe një pionier i metodologjisë sistematike në arkeologji dhe në ruajtjen e artefakteve.

Sipas portalit online “Intellihub”, këto artefakte thuhet të jenë gjetur nga sir William Petrie, brenda kompleksit “Giza”.

Pjesa më e madhe e relikteve tani janë të ekspozuara në Muzeun “Petrie” në Kamden, Londër.

(Kosova Sot Online)