Një UFO e zjarrtë shihet në qiellin e Amerikës Jugore

  • 14 December 2019 - 14:19
Një UFO e zjarrtë shihet në qiellin e Amerikës Jugore

Qendrat për studimin e dukurive paranormale në Argjentinë dhe Brazil kanë marrë mesazhe të shumta me fotografi ndërsa shumica e tyre për temë kryesore kanë pasur shfaqjen e një UFO-je të zjarrtë në qiellin e Amerikës Jugore.

Dëshmitarët UFO-në e kanë përshkruar si një objekt të zjarrtë, në formë të shkronjës "v", që ka ndërruar drejtimin me një shpejtësi të madhe, ndërsa, pa kaluar shumë kohë, është venitur vetvetiu në qiellin e hapur. Ata që kanë pasur mundësi ta shohin për së afërmi objektin kanë qenë të sigurt që nuk ka qenë kometë, ndërsa kanë shtuar se janë njëqind për qind të bindur se objekti që kanë parë, nuk ka qenë tokësor.

(Kosova Sot Online)