Djajtë më keqbërës në sipërfaqën e tokës

  • 03 February 2020 - 14:44
Djajtë më keqbërës në sipërfaqën e tokës

Që prej fillimit të ekzistencës, njerëzit kanë besuar në ekzistencën e të keqes. Ndërsa, shpirtrat e ligë janë përshkruar edhe nga mitologjia, legjendat e ndryshme popullore dhe më së shumti nga fetë. Përhapja e madhe e dy feve monoteiste në dy shekujt e fundit - islamit dhe krishterimit - ka bërë që djajtë, që njihen si krijesat më keqbërëse në sipërfaqen e tokës, të bëhen më të njohur për njerëzimin. Gjithsesi, edhe në mesin e djajve ka prej atyre që janë më keqbërës sesa të tjerët, e pesë prej tyre i kemi renditur më poshtë. 

Xhindet

Xhindet janë krijesa që jetojnë në organizim të ngjashëm me atë të njerëzve. Sipas Kuranit, xhindet e kanë mundësinë e zgjedhjes sikur vetë njerëzit, pra, mund të bëjnë keq ose mirë, varësisht prej vullnetit të tyre. Trupat e tyre janë të krijuar prej zjarrit, ndërsa pretendohet që edhe Iblisi, që ndryshe njihet si Satan, ka qenë xhind i përkushtuar para se të përjashtohej nga mëshira e Zotit. Atij më pas i ishte dhënë e drejta që të jetonte në Tokë, ndërsa ai ishte betuar që do të shkatërronte sa më shumë njerëz deri në Ditën e Gjykimit. Inkubusi Inkubusi është djalli më i përfolur në folklorin evropian. Emri i tij rrjedhë nga fjala latine "incubo" që do të thotë "ankth i natës".

Pretendohet se të gjithë djajtë e llojit të tillë janë meshkuj dhe viktimat e preferuara të tyre janë femrat. Legjendat thonë që këta djaj mundohen që të kryejnë marrëdhënie seksuale me femrat, nga dëshira për t'u bërë prindër. Megjithatë, në të shumtën e rasteve, një proces i tillë shkatërron shëndetin e viktimës. Sukubusi Këta janë djaj femra, të ngjashëm me inkubusët që i shpjeguam më parë. Thuhet se këta djaj shfaqen në ëndrrat e meshkujve për t'i kënaqur ata seksualisht, ndërsa, kënaqësia që meshkujt marrin nga prania e këtyre djajve në ëndrrat e tyre i ngopë sukubusët. Pra, sikur vampirët që kënaqen me pirjen e gjakut, edhe sukubusët "ushqehen" me kënaqësitë që ua ofrojnë meshkujve në ëndrra.

Pazuzu Edhe asirianët sikur babilonasit kanë pretenduar se mbreti i djajve të erës ka qenë Pazuzu. Ai përfaqëson erërat jugperëndimore, që sjellin thatësi dhe stuhi. Zakonisht ky djall përshkruhet si kombinim i pjesëve të njeriut me ato të kafshëve, ndërsa në të shumtën e rasteve mendohet si krijesë me trup njeriu, kokë luani dhe me dy krahë. Abadoni Abadoni është njëri ndër djajtë më të përfolur në traditën e krishtere. Shumë shpesh atij i referohen me emrin "Apollyon", që në gjuhën greke do të thotë "Shkatërrues". Ndërsa, në literaturat e tjera, për këtë djall thuhet që do ta udhëheq Apokalipsin. Për më tepër, ai njihet si njëri ndër udhëheqësit e djajve në tokë, ndërsa fuqia e tij vlerësohet të jetë e përafërt me atë të Satanit. 

(Kosova Sot Online)