Liqeni më i thellë në botë, vend i preferuar për ufo-t

  • 09 April 2020 - 12:09
 Liqeni më i thellë në botë, vend i preferuar për ufo-t

V iteve të fundit, liqeni Bajkall në Siberi ka qenë temë e diskutimeve të shumta, lidhur me shfaqjen e jashtëtokësorëve dhe objekteve të tjera të çuditshme. Liqeni është aq i thellë, saqë përmban 20 për qind të ujit të freskët të gjithë botës. Njerëz të shumtë kanë raportuar për një sërë dukurish paranormale, saqë tanimë është e vështirë të thuhet që asgjë e pazakontë nuk ngjan në atë zonë.

Njëri nga rastet më të famshëm është ai i prillit të vitit 1987, kur Valery Rudentsov, bashkë me dymbëdhjetë shokë të tij kishin dalë për ta kaluar natën buzë liqenit. Mëngjesin e hershëm të asaj dite, në ora 00:20, pranë grupit të madh të shokëve ishte shfaqur një disk i madh, i cili, pa bërë fare zhurmë, kishte qëndruar për rreth pesë minuta pezull mbi kokat e tyre, para se të zhdukej. Ky është vetëm njëri nga raportimet e shumta për dukuri paranormale, që kanë ndodhur viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)