UFO e gjelbër shihet në qiellin e Buenos-Airesit?

  • 05 June 2020 - 07:37
UFO e gjelbër shihet në qiellin e Buenos-Airesit?

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Buenos-Aires të Argjentinës, kur qielli është vërshuar nga disa drita, shumë të çuditshme, me ngjyrë të gjelbër. Objektet, që mund të kenë qenë pjesë të ndonjë meteori, janë parë për disa minuta, ndërsa njëri prej tyre ka qenë shumë më i dukshëm sesa 'shokët'. Megjithatë, përkundër ndërlidhjes së objektit me ndonjë meteor, ka pasur shumë njerëz, të cilët e kanë parë objektin nga për së afërmi, që kanë thënë që janë të bindur që objekti vezullues ka qenë një UFO.

Njëri nga dëshmitarët ka thënë që objekti ka qenë një 'sferë vezulluese që të verbonte'. Në fakt, kjo dukuri është parë nga aq shumë njerëz saqë tema #CieloVerde (#QielliIGjelbër) ishte bërë tema më e diskutuar në Argjentinë në rrjetin social 'Twitter', ku shumë njerëz kanë thënë që objekti nuk mund të ketë qenë me origjinë tokësore.  

(Kosova Sot Online)