Zbulohet misteri i kraterit në sipërfaqen e Marsit

  • A.P /
  • 03 korrik 2020 - 07:57
Zbulohet misteri i kraterit në sipërfaqen e Marsit

Një vrimë e madhe, që është vërejtur në sipërfaqen e Marsit, i ka befasuar të gjithë shkencëtarët, të cilët janë munduar që të japin shpjegim për këtë fenomen. Megjithatë, ata së fundmi kanë dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me të, duke pretenduar që krateri gjigant, në sipërfaqen e Marsit, ishte krijuar nga akulli.

Për ta konfirmuar teorinë e tyre, hulumtuesit kanë vërejtur edhe një pllakë të akullit, nën krater, që besohet të jetë 40 metra e trashë. Pllaka, që mbulon një hapësirë ekuivalente me atë të Kalifornisë dhe të Teksasit, është vërejtur nga Roboti 'MRO' i NASA-s. 

(Kosova Sot Online)