Hëna e jupiterit është e mbushur me magmë

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:33
Hëna e jupiterit është e mbushur me magmë

Hëna aktive e Jupiterit, Io, mund të ketë një oqean të tërë, nën sipërfaqen e saj, të mbushur me shkëmbinj të shkrirë. Me aktivitetin më të lartë vullkanik nga të gjithë trupat tjerë në sistemin diellor, Io, pa asnjë dyshim, është një botë ferri, e pasur me aq shumë llavë saqë ka aftësi që të dërgojë magmë deri në 350 kilometra larg sipërfaqes së vetë.

Nxehtësia e pabesueshme, që është e nevojshme për ta nxjerrë jashtë magmën prodhohet nga fusha e gravitetit që krijohet nga 'lufta' në mes të Jupiterit dhe hënës së saj. Fqinji i saj, hëna tjetër e Jupiterit, Evropa, gjithashtu ka një liqe nën sipërfaqen e vetë, mirëpo, për dallim nga 'hëna e zjarrtë', Europa është e mbushur me ujë dhe për një kohë është konsideruar si vend i mundshëm për zhvillimin e jetës.

(Kosova Sot Online)