Toka është e rrafshët apo e rrumbullakët?

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:37
Toka është e rrafshët apo e rrumbullakët?

Shoqata e Tokës së Rrafshët (Flat Earth Society) çdo vit pranon anëtarë të rinj. Ata thonë se bota, në të cilën jetojmë, nuk është kurrfarë sfere e rrumbullakët që rri në qiell, por një disk i rrafshët, rreth të të cilit sillen Dielli dhe Hëna. Por, a mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë?

Anëtarët e Shoqatës së Tokës së Rrafshët nisen nga mënyra e të menduarit, që quhet "Metoda Zetetic-e". Duke ecur mbi sipërfaqen e Tokës, Toka ndjehet dhe duket si e rrafshët, prandaj, sipas kësaj logjike, ajo edhe është e rrafshët. Ithtarët e tokës së rrafshët besojnë se fotot e Tokës dhe trupave qiellorë, që mund të shihen në medie dhe libra, janë të rregulluara me fotoshop.

(Kosova Sot Online)