A është zbuluar qyteti biblik i Sodomës?

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:40
A është zbuluar qyteti biblik i Sodomës?

Arkeologët besojnë se kanë gjetur mbetjet e qytetit të lashtë biblik, në lindje të lumit Jordan. Vendndodhja e saktë e këtij qyteti, për të cilin në Bibël thuhet se ishte shkatërruar nga Zoti, bashkë me qytetin e afërt, Gomora. Qytetet në fjalë thuhet se janë zhdukur, pasi banorët e tyre kishin sjellje tepër mëkatnore.

Duke ekzistuar midis viteve 1540 dhe 3500 para erës së re, vendi antik duket se përshtatet me përshkrimet e qyteteve Sodoma dhe Gomora, që gjenden në Bibël. "Tall el-Hammam përshtatet me përshkrimet e zonës ku gjendeshin këto qytete", thotë arkeologu Steven Collins nga Universiteti veriperëndimor "Trinity" në Nju- Meksiko. Shkencëtarët po ashtu gjetën fakte se banorët i kishin braktisur këto qytete për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore.

(Kosova Sot Online)