Zbulohet peshku që ecën

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 11:44
Zbulohet peshku që ecën

Majmuni i cili teshtinë dhe peshku i cili mund të mbijetojë pa ujë, janë dy nga 200 speciet e reja të gjallesave, të zbuluara në Himalajën lindore. Majmuni, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur Snabi, është gjetur në malet e thella të Burmës veriore, pasi popullsia lokale ishte ankuar se, sa herë që bie shi, dëgjohen teshtima që vijnë nga mali.

Majmuni i sapozbuluar fillon të teshtijë kur pikat e shiut i hyjnë në hundën, e cila pak është e kthyer përpjetë, thuhet në raportin rreth kafshëve të egra në Nepal, në Butan, në Burma, në Tibet dhe në Indi. Ndër llojet e tjera interesante të kafshëve të sapozbuluara janë edhe zhaba sykaltër, gjarpri kokëbosh, etj. Një zyrtar britanik bën me dije se këto zbulime tregojnë se ende ekziston shumëçka, shumë gjallesa, me të cilat e ndajmë planetin, e për të cilat thuajse nuk dimë asgjë.

(Kosova Sot Online)