Katër fenomene të pashpjegueshme, që kanë ndodhur në tërë botën!

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 15:11
Katër fenomene të pashpjegueshme, që kanë ndodhur në tërë botën!

E pashpjegueshmja, sipas definicionit, shpesh është edhe e frikshme, sidomos kur kemi të bëjmë me rastet që me të vërtetë të bëjnë të rrëqethesh nga frika  

Incidenti i çuditshëm në limanin

Mille Incidenti që ndodhi në limanin Mille nuk ishte vetëm edhe një tregim tjetër bizar rreth UFO-ve, por ajo që u raportua ishin shumë UFO gjatë natës së 25 janarit të vitit 2010, afër gjirit Mille, në Kanada. Të paktën tre UFO ishin parë, të cilët ngjanin në raketa, por nuk bënin asnjë zhurmë derisa lëviznin. Njëri nga banorët lokalë ia doli që ta fotografonte njërin nga UFOt. Në këtë vend UFO-t u vërejtën edhe në vitet 2012 dhe 2014.

Kthimi i njeriut me krahë

Në Kil, në vitin 2013, u publikua një raport i çuditshëm, i cili e përshkruante deri në detaje një kafshë misterioze fluturuese, me krahë. Një i ri, i cili e kishte parë këtë krijesë misterioze, duke fluturuar midis dy pemëve afër parkut Bustamante Park në Santiago të Kilit, më pas e përshkroi atë sikur të ishte kryqëzim midis Batmanit dhe Draculas: me krahë sikur të lakuriqit, një turi plot me dhëmbë të mprehtë, kthetra të ashpra, një bisht të gjatë. A kemi të bëjmë me një trillim, apo imagjinatë të këtij të riu, apo ky rast ofron dëshmi se krijesat parahistorike ekzistojnë edhe sot e kësaj dite? Misteri u thellua në vitin 2014, kur gazetat në Kil raportuan për një kafshë të ngjashme me Batmanin, që ishte gjetur e ngordhur në parkun Bustamante.

Anija misterioze

Në vitin 2011, dy amerikanë, gjuetarë në thesar, filluan që të kërkojnë ar në liqenin Miçigan. Por, ajo që gjetën ata, ishin mbetjet e shumëkërkuara të një anijeje të shekullit XVII, të quajtur "Griffin", të ndërtuar eksploruesi francez Robert de La Salle në vitin 1679. Por, mbetjet e zbuluara dolën të jenë mister, meqë ekspertët nuk kanë qenë në gjendje që të pajtoheshin rreth asaj se a ishin këto mbetjet e anijes së lartpërmendur, apo të ndonjë anijeje tjetër, të papërmendur në shënimet e historisë. 

Njeriu në Mars

Ky është lajmi më i ri, krahasuar me këto të tjerat. Sikur që mund të shihet në foton e bërë nga roveri "Curiosity" i NASA-s, ekziston hija e qartë e një njeriu i cili është duke e rregulluar roverin, duke qëndruar shumë afër tij. Shumë ithtarë të ideve të konspiracionit menjëherë kanë dalë me ide të ndryshme, por dy prej tyre kanë marrë mbështetje më të madhe: se njeriu tanimë ka shkuar në Mars, ku mund të jetojë, apo i tërë misioni i roverit "Curiosity" është vetëm mashtrim, se ai gjendet në Tokë. 

(Kosova Sot Online)