Një qytet i madh fluturues shihet në qiellin e Kinës

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 11:57
Një qytet i madh fluturues shihet në qiellin e Kinës

Sipas njoftimeve, me mijëra njerëz kanë parë një "qytet fluturues gjigant" mbi Kinë, më saktësisht mbi qytetin Foshan, Guangdong. Qyteti misterioz i alienëve, sikur që është quajtur menjëherë, është fotografuar nga banorët e tronditur, disa ditë më parë. Në rrugët e qytetit Foshan njerëzit shikonin të mahnitur, derisa qyteti në ajër u paraqit nga asgjëkund. U tha se qyteti misterioz kishte rrokaqiej të mëdhenj dhe ndërtesa më të vogla, të cilat shiheshin qartë.

Kjo pamje zgjati vetëm disa minuta, para se të zhdukej. Sipas asaj që shkruan një revistë, një qytet i tillë është parë disa ditë më vonë në provincën Jiangxi të Kinës, ku po ashtu ka pasur dëshmitarë të shumtë. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera të botës.

(Kosova Sot Online)