Ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Natën e Shtrigave

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 15:04
Ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Natën e Shtrigave

Nëntëvjeçarja që u qëllua për vdekje Një nëntëvjeçare ishte qëlluar gabimisht në Natën e Shtrigave nga një familjar i saj, i cili kishte menduar që ajo ishte një fantazmë, që sorollatej në këtë natë të frikshme. Vrasësi e kishte kuptuar shpejt gabimin e tij dhe si rrjedhojë ishte munduar që t'ia shpëtonte jetën vajzës, duke e dërguar në emergjencë, mirëpo vajza nuk ia kishte dalë dhe kishte vdekur. Shpirti i saj thuhet që sorollatet nëpër njerëz, sa herë që vjen Nata e Shtrigave. Babai që u ekzekutua për vrasjen e të birit Ronald Clark O'Bryan ishte ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që e kishte vrarë të birin e tij tetëvjeçar Timothy, duke i dhënë sheqerka të helmuara në mbrëmjen e vitit 1974.

Babai në fjalë, nga Teksasi i SHBA-së, kishte marrë përfitime të mëdha pas vdekjes së birit të tij, gjë që kishin bërë që autoritetet vendase të nisnin hetime kundër tij. Më vonë ishte kuptuar që për të përfituar nga sigurimi shëndetësor, ai u kishte dhënë sheqerka të tilla të birit dhe vajzës së tij, si dhe katër fëmijëve të tjerë, mirëpo vetëm Timothy e kishte pësuar. Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në vitin 1974, ndërsa O'Bryan ishte ekzekutuar në mars të vitit 1984. Therja misterioze e mikeshave Njëra nga ngjarjet më të tmerrshme që ka ndodhur së fundmi është ajo e vitit 2004, që ka ngjarë në Kaliforni. Mikeshat Adriane Insogna, Leslie Ann Mazzara dhe Lauren Meanza e kishin kaluar mbrëmjen, duke u dhënë sheqerka fëmijëve, para se më në fund të shkonin për të fjetur. Pasi që kishin shkuar, Lauren ishte zgjuar nga zërat e Adriane-s, që kishte filluar të bërtiste rreth orës 2:00 të mëngjesit. Ajo kishte vrapuar jashtë e frikësuar, mirëpo pasi që i kishte dëgjuar zërat përsëri, ishte futur brenda. Pasi që ishte futur brenda ajo i kishte parë të dy mikeshat e saj të shtrira për vdekje, të therura në mënyrë misterioze.

Ankthi i çdo prindi Kjo, me shumë gjasë, është ngjarja më e frikshme për të gjithë prindërit. Në Natën e Shtrigave të vitit 2009, në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin zhdukur tri vajza adoleshente, të cilat ishin kërcënuar nga Aaron Thomas, i cili më pas i kishte dhunuar seksualisht dy nga to. Njëra nga vajzat kishte arritur që ta përdorte telefonin për t'i lajmëruar prindërit e saj, gjë kjo që e kishte frikësuar sulmuesin, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për të mos u kapur për dy vite të tëra.  

(Kosova Sot Online)