Historia fsheh shumë ngjarje disa prej të cilave janë shumë të frikshme

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 15:11
Historia fsheh shumë ngjarje disa prej të cilave janë shumë të frikshme

"Zombit" që kanë shëtitur nëpër rrugët e Italisë

Kur dikush mendon për Renesancën, me shumë gjasë, i përfytyron italianët, të veshur me rroba elegante dhe mendon për artistët e mëdhenj si puna e Da Vinci-t dhe Michelangelo-s. Ajo që nuk do ta kishte menduar askush është që pikërisht në periudhën e Renesancës në rrugët e Italisë kishin filluar të ecnin njerëzit e prekur nga sifilizi, që në fakt dukeshin sikur zombi. Bëhet fjalë për periudhën e shpërthimit të parë madhor të sifilizit, në vitin 1494, sëmundje kjo që para zbulimit të ilaçeve kishte bërë që mishi i njerëzve të kalbej në trup e më pas të binte nga eshtrat. Pra, njerëzit kishin jetuar disa muaj me këtë sëmundje, para se eshtrat e tyre të zhvisheshin nga mishi. Këta njerëz zakonisht ishin larguar nga shtëpitë e tyre, duke terrorizuar rrugët e Italisë. 

Shpërthimi i kokave të njerëzve pas aktivizimit të vullkanit

Mali Vezuvi në Itali është i njohur kryesisht për shkak të shpërthimit të një vullkani të fuqishëm, që kishte bërë që i gjithë qyteti romak i Pompeit të varrosej në pluhur e hi për rreth 1500 vjet. Mirëpo, ajo që mund ta mos e dini është që Pompei, në fakt, ka qenë shumë më fatlum në krahasim me horrorin që kishte ngjarë në Herkulaneum, një qytet më i vogël, që gjendej edhe më afër malit në fjalë, kur magma kishte filluar të dilte gjithandej. Terrori i Herkulaneumit ka qenë aq i madh, saqë banorët e këtij vendi ishin goditur nga një nxehtësi e madhe, e shkaktuar nga gurët e shkrirë dhe gazi i dalë nga vullkani, që ua kishte shpërthyer kokat njerëzve. Kafka e njeriut është e përbërë nga lëngje të ndryshme, që nëse nxehen shpejt, shkaktojnë shpërthim. Pikërisht kjo kishte ngjarë me banorët e këtij vendi, që ishin goditur nga valë të gazit të nxehtë.  

Vrasësja e parë serike ka vepruar lirshëm gjatë Paqes Romake

Paqja Romake është e njohur si njëra nga periudhat më paqësore në histori: Romakët kishin besuar që ishin zgjeruar mjaftueshëm dhe si rrjedhojë ishin përqendruar në mbajtjen e perandorisë, duke u fokusuar më tepër në rregullimin e ligjeve dhe sigurimin e jetës së banorëve të perandorisë. Mirëpo, ka qenë pikërisht kjo periudhë paqësore ajo që ka nxjerrë në shesh vrasësen e parë serike në histori, që madje ishte sjellë si mbretëreshë e tërbuar për pesëmbëdhjetë vjet me radhë. Emri i saj ka qenë Locusta. Tregimi për masakrën e Locusta-s fillon në mes të shekullit të parë të erës sonë, kur ajo ishte arrestuar për helmim të njerëzve. Mirëpo, për fatin e saj të mirë ajo i ishte nevojitur Agrippina-s, e cila kishte vendosur që ta helmonte Perandorin Klaudius dhe si rrjedhojë kishte kërkuar këshilla pikërisht nga ajo, duke e nxjerrë nga vendi ku e vuante dënimin. Si rrjedhojë, ajo kishte vazhduar me zanatin e vjetër, duke u kapur përsëri për vrasje. Mirëpo, për fatin e saj të mirë, ajo i ishte nevojitur edhe perandorit të ri, i cili e kishte nxjerrë nga burgu për ta përgatitur një pije vrasëse për kunatin e tij. Këtu kishte filluar edhe masakra e saj e vërtetë, prej kur asaj i ishte dhënë licenca për hapjen e shkollës së vrasjes. 


(Kosova Sot Online)