Toka hapet dhe e përpin automobilin

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 12:22
Toka hapet dhe e përpin automobilin

Në një rrugë në lagjen Valverde në Sicili papritmas u hap një gropë në asfalt, e cila gëlltiti gjithçka gjendej në atë anë, duke përfshirë edhe një automobil. Diametri i kësaj grope ishte rreth 8 metra. Pak sekonda pasi që e kishte parkuar automobilin, hendeku që u krijua gëlltiti automobilin e italianes, e cila vetëm falë fatit mbeti gjallë.

Edhe pse një skenar i këtillë duket se ka të bëjë shumë me ndonjë fuqi mbinatyrore, apo edhe me alienët, për këtë ngjarje ekziston një shpjegim logjik. Në Qarkun Katania, të cilit i takon edhe vendbanimi Valeverde, ditëve të kaluara ka pasur reshje të shumta. Kjo me gjasë çoi deri te shkarja e brendshme e dheut. Sido që të jetë, atë që mbeti nga automobili i kësaj fatkeqeje, e nxorën zjarrfikësit me anë të kranit.

(Kosova Sot Online)