Zbulimi fantastik: Vajza që mund të largohet nga trupi i saj

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 15:20
Zbulimi fantastik: Vajza që mund të largohet nga trupi i saj

Një studim i ri ka vendosur që ta sqarojë atë se çka, në të vërtetë, d.m.th. ta kesh një përvojë jashtëtrupore, duke studiuar aktivitetin e trurit të një femre nga Kanadaja, e cila thotë se mund ta braktisë trupin e saj sa herë që t'i teket. Shkencëtarët besojnë se ana e majtë e trurit, respektivisht disa pjesë të tij, lidhen me perceptimin dhe ndjenjën e lëvizjes, të cilat lidhen me përvojën e braktisjes së trupit të vetvetes dhe të qëndrimit pezull mbi të. Ata po ashtu mendojnë se këtë aftësi e kanë një numër shumë më i madh i njerëzve, sesa që ishte menduar më parë. Vajza që del nga vetvetja Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Otavës kanë gjetur një vajzë, e cila u ka thënë se mund ta përjetojë përjetimin e të qenit jashtë trupit, para se të flejë. Kjo vajzë 24-vjeçare u ka thënë shkencëtarëve se mund ta shohë veten duke qëndruar pezull në ajër mbi trupin e vet, dhe se ndonjëherë e shikon veten, edhe pse gjatë tërë kohës është e vetëdijshme për ekzistimin e trupit të saj fizik. Por, meqë vajza në fjalë tha se nuk kishte kurrfarë emocionesh gjatë këtyre përjetimeve, shkencëtarët vendosën që përjetimin e saj ta klasifikonin si përvojë të veçantë trupore, meqë përvojat jashtëtrupore shpesh përcillen me emocione të forta, sikur që është shoku.

Me anë të rezonancës magnetike, Andra Smith dhe Clod Messie kanë studiuar trurin e kësaj vajze dhe besojnë se ajo është personi i parë e cila, me vullnetin e vet, mund ta braktisë trupin pa asnjë abnormalitet në tru. Çka ndodh në tru? Ata kanë zbuluar se kjo përvojë e deaktivizon koren vizuale të trurit, por në të njëjtën kohë aktivizon disa pjesë të anës së majtë të trurit, të cilat janë të ngarkuara për perceptim dhe për ndjenjën e lëvizjes. Edhe pse kërkuesit shkencorë kanë pranuar se janë të rrallë njerëzit që mund ta bëjnë këtë kur të duan, ata mendojnë se kjo dukuri është shumë më e rëndomtë sesa që mendohej më parë.

Kjo ide bazohet në faktin se vajza mendonte se aftësia e saj që të "dalë" nga trupi i saj, nuk është aftësi e jashtëzakonshme. "Vajza kishte filluar që ta praktikonte këtë dukuri, derisa ishte fëmijë, kur nuk donte të flinte në kopsht, ku më pas kishte vazhduar që të "dilte" nga trupi i saj, duke menduar se një gjë të tillë mund ta bëjnë të gjithë njerëzit", thuhet në studim. Shkencëtarët po ashtu kanë dalë me teorinë, sipas së cilës të gjithë fëmijët e kanë këtë aftësi, por më pas, me rritjen e njerëzve, shumica prej tyre e humbin aftësinë në fjalë, nëse nuk e praktikojnë rregullisht. 


(Kosova Sot Online)