Misteri i Trekëndëshit të Bermudeve fshihet në hapësirë

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 09:59
Misteri i Trekëndëshit të Bermudeve fshihet në hapësirë

I njohur edhe si "trekëndëshi i dreqit", Trekëndëshi i Bermudeve, sado i njohur që të jetë për ne, sipas Marinës amerikane, nuk ekziston. Sido që të jetë, tregime të shumta, të tmerrshme, mbinatyrore, ekzistojnë në lidhje me këtë vend. Një gjë është e sigurt, gjatë shekullit të kaluar në këtë pjesë të oqeanit, por edhe në qiellin mbi të, janë zhdukur disa objekte.

Tani, një projekt shkencor, i udhëhequr nga ekspertët italianë, sqaron misterin e kësaj zone. Sipas tyre, shkaku kryesor për anomalinë që njihet me emrin Trekëndëshi i Bermudeve, gjendet në hapësirë. Ekipi i kërkuesve shkencorë, të udhëhequr nga Instituti nacional i astrofizikës në Bolonja të Italisë, i udhëhequr nga specialisti Ricardo Campana, kanë ardhur deri te konkludimi në fjalë pas një studimi të gjatë.

(Kosova Sot Online)