Vdes rrugës për në QKUK një person nga Podujeva

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:17
Vdes rrugës për në QKUK një person nga Podujeva

Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas PK’së, dje rreth orës 14:00 është raportuar se viktima kishte kërkuar ndihm në një pompë të derivative, pasi që nuk ishte ndjerë mirë.

I njejti raportohet se ka vdekur në të arritur në QKUK.

“Fsh. Penuhë, Podujevë 03.09.2020 – 14:21. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve, pasi që nuk ishte ndjerë mirë. Autoambulanca ka marr viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)