Fantazma e vajzës së vogël bredh në kafenenë amerikane

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 13:47
Fantazma e vajzës së vogël bredh në kafenenë amerikane

Kamera e sigurisë, e vendosur në një kafene në SanFrancisko, ka kapur një pamje të çuditshme dhe shumë të frikshme për stafin e kafenesë. Bëhet fjalë për fantazmën e një vajze të vogël, që është incizuar duke bredhur në brendësi të kafenesë, në kohën kur pastruesi - njeriu i fundit i mbetur në kafene - po e pastronte dyshemenë dhe po e përgatiste lokalin për të nesërmen.

Fantazma e fjalës shihet duke u futur për dere të lokalit dhe pasi bën një xhiro të shpejtë nëpër brendësinë e lokalit, zhduket. Në anën tjetër, pastruesi pretendon të ketë qenë i vetëm në mbrëmjen kur ka ndodhur incidenti dhe ka thënë që është befasuar tej mase kur ka parë xhirimet. Thuhet që vendi në të cilin është ndërtuar kafeneja më herët ka shërbyer si varrezë.

(Kosova Sot Online)