Një grua thotë se mund ta parashikojë të ardhmen e njerëzve duke analizuar qimet e tyre

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 09:28
Një grua thotë se mund ta parashikojë të ardhmen e njerëzve duke analizuar qimet e tyre

Është e ditur se njujorkezët nuk lënë gjë pa bërë, por një medium i ri psikik, një grua nga Bruklini, thotë se mund ta dijë të ardhmen e klientëve të saj, thjesht duke ekzaminuar shiritat me dyllë që i përdorin për shkuljen e qimeve. Pasi që kishte parë një reklamë ku thuhej "parashikimi i së ardhmes me anë të shiritave të dyllit", drejtoresha e korporatës "Refinery29", Megan McIntyre, kishte vendosur se donte të merrte vesh diçka më shumë rreth kësaj praktike të dyshimtë, prandaj kishte kontaktuar vetë me "mediumin psikik".

E-MAILI I PARË

Megan ia dërgoi një e-mail mediumit, duke i thënë se ishte skeptike rreth kësaj metode, prandaj Kat vendosi t'ia jepte disa sqarime. Kat tha se për herë të parë i kishte shkuar mendja për përdorimin e shiritave të dyllit për parashikimin e të së ardhmes për njerëzit kur kishte parë filmin "Jurassic Park", duke thënë: 'Vërejta se qelibari i mushkonjës dukej sikur dyllë bukurie, të cilin isha duke e përdorë në ato momente. Kjo ma dha idenë: nëse shkencëtarët ishin në gjendje që t'i kthenin dinozaurët nga e kaluara në të tashmen me anë të qelibarit, atëherë unë mund ta sillja të ardhmen në të tashmen duke përdorur dyllin kozmetik". Kat vërejti se klientët fotografonin shiritat e tyre të përdorur të dyllit dhe ia dërgonin me e-mail fotot.

ANALIZIMI I FOTOGRAFIVE

Duke i analizuar fotografitë, mediumi kalon nëpër një proces të veçantë. "Gjëja e parë që bëj, është gjetja e qimeve veriore. Më pas gjej qimet më të shkurtra, e më pas ato më të gjatat. Këto tri pika formojnë një trekëndësh. Ajo që gjendet brenda trekëndëshit është e kaluara, e ardhmja dhe gjithçka tjetër". Më pas, Kat krijon një konstelacion nga qimet e shkulura të personit. Ajo ka ardhur deri te përfundimi se, qimet nga pjesët e ndryshme të trupit, zbulojnë aspekte të ndryshme të së ardhmes së atij personi. P.sh., qimet nga vendet e turpshme, sipas saj, tregojnë të ardhmen në aspektin romantik. Qimet e vetullave tregojnë për prirjen e sjelljes agresive në të ardhmen, apo edhe pasive. Ajo nuk merr para herën e parë, por më pas kërkon pagesë nga klientët, duke u bazuar në të ardhurat e tyre.

SHPJEGIMET KONFUZE, MASHTRIM?

Pasi që Megan i ka hequr më parë qimet e saj me laser, ajo kishte kërkuar nga bashkëpunëtorja e saj, Maria Del Russo, që ta përdorte një dyllë dhe t'ia dërgonte mediumit Kat. Më pas morën këtë përgjigje: 'Lakimi në qimet tuaja sugjeron se ndokush i afërt me ju do t'ua prezantojë një varg me emoji', duke shtuar më pas se "emoji" janë pasqyrat e dorës të cilat i përdorim për t'i eksploruar zonat më të mistershme që i kemi. Pjesa tjetër e tekstit ishte edhe më konfuze. Maria tha se i pëlqeu teksti edhe pse nuk e kishte kuptuar atë sa duhej. Me një fjalë, Megan mbeti e zhgënjyer nga mediumi Kat. 

(Kosova Sot Online)