Detektori zbulon grimcat e para "fantazmë"

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 13:58
Detektori zbulon grimcat e para

Me trilionë "grimca fantazmë" kalojnë nëpër trupin tonë çdo sekondë, pa e ditur fare ne një gjë të tillë. Por, përkundër numrit të tyre të madh, këto grimca të çuditshme, të njohura me emrin neutrine, ato zbulohen me vështirësi, meqë nuk kanë ngarkesë elektrike.

Tani, pas një pune nëntëvjeçare në detektorin e grimcave në Çikago, një grup ndërkombëtar i shkencëtarëve pretendon se kanë zbuluar grimcën e parë të tillë. Grimcat fantazmë, që njihen edhe me emrin neutrine, janë grimcat e dyta për nga shpeshtësia në Tokë, menjëherë pas fotoneve. Natyra e tyre e vërtetë nuk njihet mirë. Ato nuk kanë ngarkesë elektrike dhe udhëtojnë nëpër univers pa u ndikuar nga forcat natyrore. Ato konsiderohen blloqe themelore ndërtuese të materies.

(Kosova Sot Online)