Marrja e mesazheve nga e ardhmja

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 14:39
Marrja e mesazheve nga e ardhmja

Kërkuesit shkencorë kanë dalë me idenë revolucionare, ku sipas saj, njerëzimi do të jetë në gjendje që të pranojë mesazhe nga e ardhmja. Profesori i fizikës nga Konektikati, Ronald Mallett, thotë se derisa për momentin udhëtimi fizik në kohë është i pamundur, ne mund ta shpikim një aparat, i cili do të na mundësonte marrjen e mesazheve nga pasardhësit tanë, nga fëmijët të cilët ende nuk kanë lindur, të cilët mund ta përdorin një pajisje të tillë për të kontaktuar me ne.

Mallett beson se njerëzimi është në gjendje që ta bëjë një aparat të tillë dhe se drita mund ta ndryshojë kohën. Por, ai thotë se mesazhet mund të barten vetëm në një drejtim, nga e ardhmja te e kaluara, edhe atë vetëm pasi që të shpiket aparati në fjalë. Ai e ka caktuar edhe çmimin e një aparati të tillë, i cili, sipas tij, do të ishte rreth 250,000 dollarë. Tanimë regjisori Spike Lee, në bashkëpunim me skenaristin Ian Harnarine, planifikojnë që ta bëjnë një film në këtë temë, të frymëzuar nga Mallett.

(Kosova Sot Online)