A mund të vdesim me të vërtetë nga frika?

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 14:45
A mund të vdesim me të vërtetë nga frika?

Kur gjendemi në situata të rrezikshme, frika është një reagim normal. Por, a mund të ketë kjo pasoja fatale? Doktor Robert Glater nga Nju-Jorku thotë se vdekja në rastet e tilla është shumë e mundshme. Kur njerëzit frikësohen tej mase, reagimi i tyre mund të jetë i dy llojeve: ikje, apo luftë.

Ky reagim bazohet në rritjen e adrenalinës në organizmin tonë. Me këtë rast vjen deri te përshpejtimi i punës së zemrës, bebëzat e syve zgjerohen, e gjaku bën turr në indet muskulore. Por, doktor Glater thotë se rritja e nivelit të adrenalinës mund të ketë efekt fatal në zemër. Rrahjet e shpejta të zemrës mund të çojnë deri te rënia e shtypjes së gjakut, meqë ato të rrahura nuk janë të sinkronizuara. Kjo mund ta shkaktojë alivanosjen. Por, në disa raste edhe vdekjen. Adrenalina mund të na vrasë edhe gjatë seksit, entuziazmit fetar, lojës së futbollit, etj. 

(Kosova Sot Online)