Shkencëtarët: Struktura e çuditshme nuk është ndërtuar nga jashtëtokësorët

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 12:40
Shkencëtarët: Struktura e çuditshme nuk është ndërtuar nga jashtëtokësorët

Astronomët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me shkaktarët e disa dritave përreth yllit të njohur si 'KIC 8462852'. Teoritë kanë qenë nga më të ndryshme, duke filluar nga megastruktura e ndërtuar nga jashtëtokësorët deri tek ekzistenca e disa planetëve me forma të ndryshme, që silleshin rreth yllit në fjalë.

Pas kthimit të satelitëve në drejtim të 'strukturës' së pazakontë, që gjendet 1.480 vit-drite larg Tokës, ekspertët e kanë përjashtuar mundësinë e teorisë së jashtëtokësorëve, duke ardhur në përfundim që me shumë gjasë ky është një fenomen natyror. Megjithatë, ata ende nuk e kanë shpjeguar shkaktarin e këtij fenomeni. Struktura misterioze ishte vërejtur nga hulumtuesit nga Universiteti i Jejllit, të udhëhequr nga Tabetha Boyajian.

(Kosova Sot Online)