Aktiviteti paranormal detyroi familjen ta lëshonte shtëpinë

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 14:11
Aktiviteti paranormal detyroi familjen ta lëshonte shtëpinë

Ndonëse kanë kaluar shumë vjet që prej ngjarjes së tmerrshme që ka përjetuar, Marcia Howells fillon të qajë sa herë që e kujton atë kohë. Bëhet fjalë për ngjarjen që kishte ndodhur në vitin 1965 në Suansi të Britanisë së Madhe, kur zonja Howells bashkë me familjarët e saj ishin detyruar të largoheshin nga shtëpia e tyre, pasi asgjë nuk kishte mundur të ndikonte në qetësimin e aktiviteteve paranormale, që ngjanin në shtëpi.

Atëbotë, Marcia Howells u kishte thënë reporterëve që orenditë e shtëpisë së saj kishin filluar të rrëzoheshin, ndërsa rrethi i nipit të saj ishte kthyer mbrapsht, ndonëse askush nuk i kishte prekur as orenditë e as rrethin. Për herë të parë, ajo kishte menduar që kishte ndodhur tërmet, mirëpo, meqë aktiviteti paranormal kishte vazhduar edhe më tutje, familjarët e kishin kuptuar që bëhej fjalë për diçka më të frikshme. Përfundimisht, policia ishte futur në shtëpi dhe ishte detyruar me forcë t'i hapte disa dyer, që ishin mbyllur nga brenda, ndonëse nëpër dhoma nuk kishte njeri!

(Kosova Sot Online)