E pabesueshme! Një dru 5 000 vjet i vjetër ndërron gjininë!

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 11:58
E pabesueshme! Një dru 5 000 vjet i vjetër ndërron gjininë!

Një gjë jo e rëndomtë duket se është duke ndodhur me njërin ndër drurët më të vjetër në Evropë, me bërshenin "Fortingall". I lokalizuar në Perthshajër, Skoci, ky dru antik një kohë të gjatë është konsideruar të ishte "mashkull", d.m.th. se prodhon polen, për dallim nga varianti "femër", e cila në anën tjetër, jep një fryt në formë të kokrrave të kuqe.

Por, tani duket se ky bërshen i vjetër është duke u shndërruar në femër, meqë në disa degë të tij janë vërejtur pemët e kuqe. "Kjo është një dukuri e rrallë dhe e jashtëzakonshme, që nuk kuptohet mirë", thotë botanisti Max Coleman. Ai thotë se ky "ndërrim i gjinisë" me gjasë ka ardhur si rezultat i ndryshimit të ekuilibrit të substancave të ngjashme me hormonet, por ka të tillë që thonë se këtë ndryshim mund ta ketë shkaktuar edhe stresi ambiental. Ky dru, i cili është më i vjetër edhe se piramida e Gizës, duket se, tani për tani, nuk ka pasoja të dëmshme nga ky ndryshim.

(Kosova Sot Online)