Disa somnambulë nuk ndjejnë dhembje

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 13:48
Disa somnambulë nuk ndjejnë dhembje

Gjatë një eksperimenti me fenomenin e somnambulizmit, është parë se disa njerëz pësojnë lëndime serioze dhe nuk përjetojnë dhembje, e as nuk zgjohen nga gjumi. Në raste ekstreme, somnambulizmi mund të jetë i rrezikshëm për jetë, kur somnambulët rrëzohen shkallëve, marrin në thua në objekte të ndryshme, apo kërcejnë nga dritarja. Do të ishte e arsyeshme që njeriu, pas një lëndimi të tillë, të zgjohet nga gjendja e somnambulizmit, por jo.

Sipas një studimi të ri, të bërë në Francë, shumë njerëz derisa janë në gjendjen e somnambulizmit, nuk ndiejnë fare dhembje në momentin derisa janë në atë gjendje. "Rezultati më befasues ishte mungesa e dhembjes gjatë episodeve të somnambulizmit", thotë hetuesi kryesor shkencor, Dr. Regis Lopez nga spitali Gui-de-Chauliac, në Monpelje të Francës. Vetëm 10 nga 100 persona somnambulë ishin zgjuar, pasi kishin pësuar lëndime.

(Kosova Sot Online)