Detaje mahnitëse, astronautët shohin shenja jete në Venerë

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 17:52
Detaje mahnitëse, astronautët shohin shenja jete në Venerë

Detektimi i një gazi në Venerë mund të kthejë sytë e shkencëtarëve kah një planet që moti ishte neglizhuar, kur bëhej fjalë për kërkim të jetës përtej Tokës.  

Një pamje e Venerës është regjistruar në vitin 2016 me një anije kozmike japoneze. Shumë afër, shumë ngjashëm dhe shumë mistershëm, planeti po i befason shkencëtarët me shenjë të një kimikali, të vendosur në u vërejt në retë e tij.  

Lart në atmosferën të toksike të panetit, astronautët në Tokë kanë zbuluar shenja të asaj që mund të quhet jetë, shkruan gazeta amerikane, The Neë York Times.

Nëse zbulimi konfirmohet me teleskopë shtesë dhe misionet e ardhshme në hapësirë, atëherë kjo kthen vëmendjen e shkencëtarëve kah njëri nga objektet më të ndriquara në qiell, gjatë natës. Venera, i emëruar sipas perëndeshës së romakëve të bukurisë, ka temperaturë qindra gradë celsius dhe është i mbuluar nga retë, që përmbajnë pika të acidit sulforik.

Shumë pak ishin fokusuar për jetesë të mundshme në planetin shkëmbor.

Përkundrazi, për disa dekada, shkencëtarët kanë parë shenja të jetës në pjesë të tjera, si në planetin Mars, e së voni, edhe në Europa, Enceladus dhe në hëna tjera të planetëve të mëdha.

Astronautët, që e kanë raportuar gjetjen të hënën, nuk kanë mbledhur as nuk kanë zënë ndonjë pamje të tyre. Por, me teleskopë të fuqishëm, kanë vërejtur një lëndë kimike, në atmosferën e Venerës.

Pas shumë analizave, shkencëtarët thanë se prania e diçkaje të gjallë në planet është i vetmi shpjegim për burimin e lëndës kimike. 

(Kosova Sot Online)