Legjenda e David Lang-ut

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 14:03
Legjenda e David Lang-ut

David Lang thuhej se ishte një bujk, i cili jetonte afër Gallatinit, Tenesi, SHBA. Më 23 shtator të vitit 1880 thuhej se ai u zhduk sikur ta kishte lëshuar toka, derisa ishte duke shëtitur në një arë, afër shtëpisë së vet. Dëshmitarë të zhdukjes së tij ishin gruaja, fëmijët dhe dy kalimtarë të rastit. Sipas dëshmitarëve, para se të zhdukej, Lang kishte bërtitur. Fëmijët, duke mos mundur të kuptonin se çka ishte duke ndodhur, kishin mbetur si të ngrirë.

Instinktivisht, që të gjithë ata kishin shkuar me vrap deri te vendi ku, deri disa sekonda më parë, ndodhej babai i tyre. aty nuk kishte asgjë ku do të mund të ishte fshehur Lang. As një shkurre, asnjë dru, asnjë vrimë. Disa ditë më pas, bari në vendin ku ishte zhdukur Lang, u bë i verdhë, gjë që tregonte se aty kishte vepruar njëfarë energjie. Shtatë muaj pas zhdukjes së të atit, derisa ishin duke lozur në vendin e zhdukjes së tij, fëmijët thanë se dëgjuan zërin e babait të tyre duke kërkuar ndihmë. Por, më pas zëri i tij erdhi duke u zbehur dhe nuk u dëgjua kurrë më.

(Kosova Sot Online)