E tmerrshme: Shikon alienin prapa shpine

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 15:06
E tmerrshme: Shikon alienin prapa shpine

Olesya Podkorytov ishte në një udhëtim biznesi kur, për ta thyer monotoninë, kishte vendosur që ta bënte një selfie. Deri këtu, asgjë e çuditshme, por kur ajo e vendosi foton online, pasoi tronditja. Shfrytëzuesit e mediave sociale menjëherë filluan me komentet dhe sugjerimet, duke thënë se pamja si hije, që shihet në prapavijë të fotografisë, është fantazmë, apo alien. Olesya, e çmendur nga frika Gruaja e quajtur Olesya Podkorytov, nga vendi Kurgan në Rusinë jug-qendrore, thotë se, në fillim, as që e kishte vërejtur atë krijesë misterioze në fotografinë e saj. Vetëm pasi që e ndau fotografinë e saj online, pasuan komentet. Sikur të thamë, Podkorytov ishte në një udhëtim zyrtar dhe thotë se nuk e ka të qartë pse mu në atë moment kishte vendosur të bënte selfie, meqë zakonisht nuk ishte e prirë për të bërë gjëra të tilla, sidomos jo gjatë udhëtimeve zyrtare. Ja si shprehet ajo: "E vendosa fotografinë në fjalë në faqen e medies time sociale, por më pas u befasova nga të gjitha ato komente dhe pyetje. Vetëm atëherë edhe vetë pashë krijesën bizare, të frikshme, që gjendej prapa meje".

Alieni me formë humanoide Sipas përshkrimit të formës së saj, kjo krijesë kishte formë humanoide, pra të ngjashme me njeriun, dhe ngjante me një alien të madh, sikur ata që shihen nëpër filma. Po ashtu, në fotografi mund të shihet edhe një rreze e dritës, duke depërtuar nëpër kokën e tij. A d.m.th. kjo se ajo krijesë ishte e tejdukshme? Në figurë është interesante se krijesës misterioze nuk i shihen kurrfarë sysh, vetëm një "organ" njëpjesësh i gjelbër i mbylltë.

Ka edhe prej atyre që thonë se në këtë foto nuk shihet kurrfarë alieni, por krijesa misterioze është fantazmë. Viktor Lunev, duke komentuar në emër të qendrës ajrore ruse, thotë: "Pilotët dhe stjuardesat janë tepër besëtytë, por si duket paska arsye për një gjë të tillë. Unë personalisht kurrë nuk kam parë gjëra të tilla. Ndoshta gjithçka mund të shpjegohet në bazë të ligjeve themelore të fizikës".  

(Kosova Sot Online)