Populli vendas amerikan maja ka pasur një kulturë dhe civilizim

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 15:16
Populli vendas amerikan maja ka pasur një kulturë dhe civilizim

Ndryshimi i tipareve të fëmijëve

Pjesëtarët e popullit maja donin që fëmijët e tyre të ishin të veçantë. Për këtë qëllim, derisa fëmijët ishin ende të vegjël, fëmijëve u vendoseshin dërrasa të veçanta në ballë, me qëllim të krijimit të një sipërfaqeje të rrafshët. Kjo shprehi ishte tipike për shtresat e larta shoqërore. Një praktikë tjetër ishte "kryqëzimi" (vëngërizimi) i syve të fëmijëve, gjë që arrihej duke iu vendosur atyre objekte shumë afër syve. Pjesëtarët e popullit maja po ashtu mbrehnin dhëmbët e tyre, duke i bërë ata me majë, si dhe i shponin, për t'i mbushur me gurë të çmueshëm. Çdo ditë e vitit kishte emër të veçantë për djemtë dhe për vajzat, ku nga prindërit pritej që ta ndiqnin atë praktikë. 

Populli maja kishte aftësi të përparuara të shkrimit

Pjesëtarët e këtij populli kishin përparuar mjeshtërinë e shkrimit dhe, ngjashëm me egjiptianët e vjetër, përdornin hieroglifët për të shkruar. Ata ishin në gjendje që të shkruanin fjali të tëra dhe të rrëfenin ngjarjet e tyre me anë të shkrimit. Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të këtij populli njihte disa hieroglifë bazë, të gdhendura në gur, por me gjasë ishin të pasurit dhe priftërinjtë ata që e kanë njohur në tërësi këtë mjeshtëri. Ata mbulonin qytetet me shkrime, si dhe shkruanin libra në pjesën e brendshme të lëvores së fikut. Shkruanin me anë të puplave të gjeldetit. 

 

Mbretëria më e fundit maja ekzistoi deri në vitin 1697

Ishulli qytet Tayasal konsiderohet si mbretëria e fundit maja dhe ajo mbretëri ekzistoi deri në vitin 1696. Në këtë vit ajo iu dorëzua sunduesve spanjollë, ku më pas erdhi deri te zhdukja e të gjithë pjesëtarëve origjinalë të popullit maja. Ekzistojnë teori të shumta rreth kësaj zhdukjeje, ku njëra ndër to thotë se spanjollët kishin çuar me vete ndonjë virus, i cili ishte i panjohur për organizmin e pjesëtarëve të popullit maja, d.m.th. ndaj të cilit nuk kishin imunitet.

Kolapsi i kulturës maja, ende mister

Për shkaqe, të cilat ende debatohen, qendrat e popullit maja, të lokalizuara në luginat jugore, filluan rënien gjatë shekujve VIII dhe IX, për t'u braktisur pak kohë më pas. Shkaqet apo më mirë të themi, supozimet rreth këtij degradimi janë të shumtë, si p.sh. mbipopullimi, invadimi nga jashtë, revolta e fshatarëve, si dhe fatkeqësitë e ndryshme natyrore, sëmundjet epidemike dhe ndryshimet klimatike. Disa shkencëtarë së fundmi kanë dalë me teorinë sipas së cilës populli maja u zhduk si pasojë e një thatësie që kishte zgjatur 200 vjet.  

(Kosova Sot Online)