Legjenda më e frikshme paranormale në Angli

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 15:10
Legjenda më e frikshme paranormale në Angli

Tregimi rreth fantazmës së Anne Walker-it është njëra ndër legjendat më të njohura paranormale në Britani. Bëhet fjalë për një ngjarje e cila thuhet të ketë ndodhur gjatë disa ditëve, apo javëve në vitin 1681, kur sipas James Graeme nga Qarku Durham, Angli, një grua e tëra me gjak dhe me plagë të shumta në trup, i ishte paraqitur dhe ia kishte rrëfyer tregimin rreth vrasjes së saj. Ann, për të cilën thuhej se ishte shtatzënë kur ishte zhdukur, nuk ishte bërë e gjallë për javë të tëra. Ajo fantazmë i kishte thënë se Ann Walker ishte vrarë brutalisht me një kazmë nga një njeri i quajtur Mark Sharp. I tmerruar, nuk ndërmerr asgjë Ndoshta i tronditur nga ky takim paranormal, James Graeme nuk kishte ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë informatë.

Për këtë shkak, atij i ishte rikthyer sërish shpirti i Ann Walker-it. Kësaj here, shpirti i kishte thënë Graeme-it se Sharp, vrasësi si Ann-it, ishte shtyrë ta bënte vrasjen nga një i afërm, z. Walker, i cili e kishte lënë Ann-ën shtatzënë. Por, as kësaj here Graeme nuk veproi. Prandaj, fantazma u kthye edhe për herë të tretë, kësaj here me një vërejtje se nuk do të pushonte së përndjekuri atë, derisa Graeme të shkonte te gjykatësi lokal për ta raportuar vrasjen. Nuk dihet shumë se si ndikuan këto paraqitje paranormale në gjendjen mendore të Graeme-it, por ajo që dihet është se ai me saktësi i çoi hetuesit te trupi i pajetë i Ann Walkerit, ku u pa se kufoma e saj përmbante me të vërtetë shumë plagë të shkaktuara nga kazma. Po ashtu, në vendin e krimit u gjet edhe këpuca e përgjakur e Sharp-it, bashkë me çorapen e tij, gjë që thuhet se mjaftoi për ta dënuar atë dhe Walker-in. Duke insistuar se ishin të pafajshëm deri në fund, Sharp dhe Walker u ekzekutuan për vrasjen e Ann Walker-it. Pas vrasjes së tyre, shpirti i Ann Walker-it nuk u paraqit më. Dyshimet A është e vërtetë se James Graeme me të vërtetë mori informata rreth vrasjes nga shpirti i Anne Walker-it?

Nëse jo, atëherë si e diti ai ku gjendej kufoma? A kishte mundësi që vetë Graeme të ishte vrasësi dhe e trilloi tregimin rreth fantazmës, sikur që falsifikoi edhe dëshmitë, me qëllim që t'ua veshte krimin dy njerëzve të pafajshëm? Ka shumë të ngjarë që kurrë të mos e marrim vesh të vërtetën rreth këtij rasti, meqë ka kaluar një kohë e gjatë dhe dosjet e gjyqit në fakt, nuk ekzistojnë. Megjithatë, ia vlen që të theksojmë se, në një moment gjatë gjykimit, si gjykatësi, i cili njihet vetëm me emrin Judge Davenport, po ashtu edhe kryesuesi i jurisë, thuhet ta kenë parë një fantazmë të fëmijës, me gjasë të fëmijës së palindur të Walker-it, duke iu ngjitur atij për trupi. 

(Kosova Sot Online)