Jashtëtokësorët jetojnë me ne, ata janë trajnuar nga njerëzit e rrëmbyer'

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 13:24
Jashtëtokësorët jetojnë me ne, ata janë trajnuar nga njerëzit e rrëmbyer'

David M. Jacobs është një profesor i pensionuar universitar që ka studiuar fenomenet jashtëtokësore që prej mesit të viteve të 1960-a, në përpjekje të vënies së kontaktit me krijesat jashtëtokësore. Ai beson që ia ka arritur këtij qëllimi, mirëpo jo në mënyrën se si e kishte imagjinuar.

Gjatë kësaj periudhe, ka hetuar 1150 raste të pretendimeve të rrëmbimit nga jashtëtokësorët dhe si përfundim ka nxjerrë që numri i incidenteve të rrëmbimit nga jashtëtokësorët ka rënë, mirëpo përfshirja e tyre në jetën e përditshme të njerëzimit është rritur. Ai pretendon që nëpërmjet njerëzve të rrëmbyer nga toka, jashtëtokësorët janë mësuar se si të sillen normal në shoqëritë njerëzore dhe tani ia kanë dalë të përzihen për mrekulli, duke jetuar pa u vërejtur që janë jashtëtokësorë. Ai, në një intervistë të dhënë së fundmi, nëpërmjet të cilës e ka thyer heshtjen, ka shpjeguar edhe shembuj të detajuar, për t'i mbështetur pretendimet e tij. 

(Kosova Sot Online)