Shumë filma të frikshëm na tregojnë se janë të bazuar në ngjarje të vërtetë

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 15:07
Shumë filma të frikshëm na tregojnë se janë të bazuar në ngjarje të vërtetë

Ed Gein, njeriu që frymëzoi filmat "Texas Chain Saw Massacre" dhe "Psycho"

Ed Geint, thjesht, kishte probleme. Nëse do të silleshit me mirësjellje ndaj tij, sikur që sillemi zakonisht ndaj të tjerëve, menjëherë do t'i binit pishman. Mjafton të thuhet se dy nga filmat kult të dekadës 1960 dhe 1970, "Psycho" dhe "The Texas Chain Saw Massacre", ishin bazuar në legjendën rreth tij. Kanibalizmi, mbledhja dhe koleksionimi i gjësendeve nga varrezat ishin vetëm disa nga veprat e tij të cilat i pëlqente. Sikur edhe i gjori, i torturuari Norman Bates, po ashtu edhe Ed Gein kishte një çështje të pazgjidhur që kishte të bënte me të ëmën e tij dhe, në vend që ta tejkalonte atë çështje, sikur që zakonisht bëjnë njerëzit, ai vendosu që të bëhej fqinji më bizar që ka ekzistuar ndonjëherë. 

"Silence of the Lambs" përfshin profilet e shumë vrasësve serikë

Në vitin 1984 Ted Bundy, një vrasës psikopat, i cili kishte ikur nga burgu dhe, në vend që të rrinte anash, pa rënë në sy, vazhdoi me vrasjet, i ndihmoi detektivit policor Robert Keppel në kërkim të vrasësit "Greenway", që gjendej në arrati. Thomas Harris përshtati këtë raport midis policit dhe vrasësit për romanin e tij "Red Dragon", duke e elaboruar më tej në librin "The Silence of the Lambs", i cili u përdor për skenarin e njërit prej filmave më të mirë horror të të gjitha kohëve. Është e vërtetë se Hannibal Lecter ishte shumë më sharmant dhe manipulues sesa 'homologu' i tij nga jeta reale, Ted Bundy, por as Bundy nuk ishte i marrë. Ai dinte si ta luante lojën dhe të merrte trajtim special. Por, këtu nuk mbaron frymëzimi nga jeta reale. Buffalo Bill, vrasësi i grave në roman dhe film, ishte frymëzuar nga Gary Heidnik.

Ëndrrat e këqija frymëzuan filmin "A Nightmare on Elm Street"

Refugjatët kamboxhianë, të cilët kishin kujtime të gjalla, të frikshme, pasi që kishin përjetuar bombardimet, refuzonin të flinin. Kur nuk mund t'i bënin më ballë pagjumësisë, ata vdisnin në gjumë, pak kohë pasi që kishin filluar të flinin. Wes Craven ishte interesuar aq shumë nga ky fenomen, saqë kishte shkruar një tregim, në të cilin refuzimi për të fjetur dhe vdekjet në gjumë ishin shkaktuar nga një entitet i vetëm, një forcë e së keqes më të madhe, Freddy Krueger. Dhe, tmerri mund të ndodhë kudo, bile edhe në mëhallën tuaj, prandaj edhe titulli i filmit "A Nightmare on Elm Street". Vetë Freddy ishte mishërim i frikës të cilën Wes Craven e kishte përjetuar në jetën reale. legjenda thotë se Fred Krueger ishte emri i një djali, i cili e kishte keqtrajtuar Craven-in derisa kishte qenë i vogël. Po ashtu, Craven kishte një frikë të madhe edhe nga i ati. Prandaj, personazhi i filmit është një keqtrajtues në shkollë dhe një baba tiranik, në të njëjtën kohë. 

(Kosova Sot Online)