Rasti i ufo-s që vazhdon të mbetet mister 50 vjet më vonë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 12:10
Rasti i ufo-s që vazhdon të mbetet mister 50 vjet më vonë

Një rast i pamjes masive të UFO-s në Australi vazhdon që të mbetet larg zgjidhjes edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 dekada. Incidenti ndodhi më 6 prill të vitit 1966, kur një numër i konsideruar njerëzish, duke përfshirë edhe disa nxënës dhe mësues nga shkolla e mesme "Westall", kishin vërejtur tri objekte metalike duke manovruar në heshtje mbi qiellin e Melburnit, në shtetin australian të Viktorias.

Ato objekte më pas ishin lëshuar në tokë, afër shkollës, për t'u ngritur përsëri në qiell dhe për t'u zhdukur. Kjo ngjarje ishte e veçantë për shkak se ndodhi në mes të ditës dhe ishte parë nga shumë dëshmitarë. Më pas shumë njerëz kishin thënë se ishin vizituar nga zyrtarë, të veshur në të zeza, të cilët iu kishin thënë që të mos tregonin çka kishin parë.

(Kosova Sot Online)