Vrimat e zeza kanë mundësuar lulëzimin e jetës në tokë?

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 13:09
Vrimat e zeza kanë mundësuar lulëzimin e jetës në tokë?

Në fillet e universit gjithësia ka qenë e mbushur me yje, që shpërthenin dhe re pluhuri që rrotulloheshin - elementet e njëjta me ato të universit modern, mirëpo që okuponin një hapësirë shumë më të vogël! Planetët, që gjendeshin në afërsi të yjeve të qëndrueshme, vazhdimisht bombardoheshin me valë të ashpra të rrezatimit kozmik, edhe nga brenda e edhe nga jashtë sistemit të yllit të tyre.

Tani astronomët besojnë që me formimin e vrimave të zeza dhe zgjerimin e universit, rrezatimi kishte filluar të venitej, gjë kjo që kishte luajtur një rol tejet të rëndësishëm në krijimin e kushteve të përshtatshme për fillimin e jetës, duke mundësuar një mjedis më të përshtatshëm për zhvillimin e ADN-së. Teoria është prezantuar nga Dr Paul Mason, astrofizikan në Universitetin e Teksasit, me shumë astrofizikanë të tjerë, të cilët tanimë janë duke u marrë me këtë çështje. 

(Kosova Sot Online)