Shkencëtarët vërtetojnë fuqinë e lutjes

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 09:24
Shkencëtarët vërtetojnë fuqinë e lutjes

Besimtarët gjithmonë kanë besuar në fuqinë e lutjeve të tyre, por, tani duket se edhe shkenca e ka konfirmuar një gjë të tillë. Në fakt, ka gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se besimi në Zot është i dobishëm për personin, duke i ndihmuar atij që të jetojë më gjatë. "Studimet tregojnë se lutjet mund t'i mbrojnë njerëzit nga sëmundjet e edhe kur sëmuren, lutjet iu ndihmojnë atyre që të shërohen më shpejt", thotë Harold G. Koenig, nga Universiteti "Duke".

Analiza e më shumë se 1,500 studimeve të besueshme tregon se "njerëzit që janë më fetarë dhe luten, kanë një shëndet më të mirë mendor dhe fizik", thotë Dr. Koenig. Sipas definicionit, lutja është një formë e drejtimit të personit ndaj Zotit, duke krijuar një raport me të. Shkencëtarët rusë kanë konstatuar se, gjatë lutjeve të devotshme, njerëzit e shkyçin në tërësi koren e trurit, gjë që d.m.th. se janë të çliruar nga stresi.

(Kosova Sot Online)