Avioni amerikan, i pari me shpejtësi më të madhe se zëri

  • A.P /
  • 14 tetor 2020 - 08:07
Avioni amerikan, i pari me shpejtësi më të madhe se zëri

Më 14 tetor 1947, një avion amerikan ishte i pari që fluturoi me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit.

Avioni eksperimental X-One ishte projektuar në mënyrë të tillë, që të mund të parandalonte shtjellën e ajrit që përplaset në sipërfaqen e tij me shpejtësinë e zërit.

Fluturimin e kreu piloti i forcave ajrore Charles Yeager, i njohur me pseudonimin “Chuck”.

X-One kishte formën e një plumbi, me krahë të shkurtër, dhe atë e lëshuan nga trupi i një bombarduesi të modifikuar të Luftës së Dytë Botërore.

Kapiteni Yeager ndezi të katër motorët dhe kreu fluturimin me shpejtësinë e zërit, duke përshkruar distancën 10 mijë e 500 metra me një shpejtësi rekorde 1 mijë e 56 kilometra në orë.

Avioni i Charles Yeager ndodhet në Muzeun Kombëtar të Hapësirës në Uashington.


(Kosova Sot Online)