Në Poloni hapet shkolla e parë e magjistarëve!

  • A.P /
  • 18 tetor 2020 - 09:39
Në Poloni hapet shkolla e parë e magjistarëve!

Këtyre ditëve në Poloni është hapur një shkollë jo e rëndomtë – shkolla e magjistarëve. Falë disa fansave të Harry Potterit, të cilët kanë vendosur që edukimin rreth magjisë ta marrin në duart e tyre, shkolla e magjisë dhe shtrigërisë tanimë është hapur. Kjo shkollë e çuditshme gjendet në një pallat polak, e rreth 200 statistë nga 11 vende ishin mbledhur për disa ditë në nëntor, për ta provuar të parët mësimin në kolegjin “Czocha”.

Studentët e kësaj shkolle ishin vendosur në pesë shtëpi (Durentius, Faust, Libussa, Molin dhe Sendivogius) dhe duhej ta merrnin licencën S.P.E.L.Ls për të kaluar. Në shkollë mësim japin profesorë të ndryshëm, nga “të hutuarit dhe të shushaturit me dëmtim të kujtesës, deri te të rinjtë, mendjemprehtë dhe elokuentë”. Semestri i dytë i kësaj shkolle është caktuar për periudhën nga 9 deri 12 prill në Poloni, ku ky semestër do të kushtojë rreth 280 euro.

(Kosova Sot Online)