Sonda e Nasa-s pritet të ketë një “takim” të shkurtër me një asteroid

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 16:08
Sonda e Nasa-s pritet të ketë një “takim” të shkurtër me një asteroid

Një anije hapësinore amerikane do të përpiqet ta finalizojë një mision mjaft të rrezikshëm hapësinor.

Sonda e njohur amerikane, “Osirisis Rex”, do të ulet në diametër prej 500 metrash, e njohur si “Bennu”, dhe ky kontakt nuk do të zgjasë më shumë se disa sekonda. Gjatë kësaj jave anija do të lëshojë gaz dhe gjithashtu do të ketë mundësin të marrë pluhur, gurë, mbetje natyrore, dhe do t’i sjellë në planetin Tokë, dhe me anë të këtyre mostrave do të hulumtohet dhe zbulohet jetë të reja në planetët tjerë.

Qëllimi i shkencëtarëve është që të merren 60 gramë, por inxhinierët që punojnë në Nasa shpresojnë se sonda mund të sigurojë 1 kg mostra ose edhe më shumë.

Nëse kjo gjë e madhe ndodh, do të thotë marrja e mostrave në një sasi më të madhe, dhe zbulimi i një origjine jete, atëherë kjo do të jetë zbulimi dhe tentimi më i madh në histori, më i madh se 50 vite më parë ku astronautët e Apollos morën mostrat ‘’shkëmbinj’’nga Hëna.

Kontakti me Bennu është caktuar të ndodhë pak para orës 22:15 GMT (23:15 BST) të Mërkurën kur asteroidi dhe Osiris-Rex janë rreth 330 milion km larg nga Toka.

Bennu është një objekt magjepsës. Përafërsisht e krahasuar me përmasat e Empire State Building, duket disi si një lodër që rrotullohet.

Studiuesit e quajnë asteroid karboni, që do të thotë se shkëmbinjtë e tij ende mbajnë shumë nga kimia që ishte e pranishme kur Dielli dhe planetët erdhën në jetë më shumë se 4.5 miliard vjet më parë. Prandaj dëshira për të sjellë një pjesë të materialit të saj për analizë në laboratorë të sofistikuar në Tokë është shumë e madhe.

Shumë shkencëtarë britanikë mezi po e presin bashkëpunimin me shkencëtarët amerikanë për ta zbuluar formimin e hershëm të meteorëve, planetët dhe Sistemit Diellor.

(Kosova Sot Online)