Mrekullia ia shpëton jetën vajzës

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 15:08
Mrekullia ia shpëton jetën vajzës

Sarah Rodriguez kishte mbetur e vetme në dhomën e spitalit, duke i vënë të gjitha shpresat te fuqia e Zotit, të cilit iu kishte lutur t'ia shpëtonte jetën vajzës së saj të vogël. "Pata thënë, Zot nuk më mjaftojnë tridhjetë ditë", ka thënë Rodriguez, duke i kujtuar ditët e tmerrshme në spital. Ellis, e cila kishte qenë vetëm dyjavëshe kur ishte diagnostikuar me meningjit dhe si pasojë kishte vuajtur nga ënjtja e trurit, ia kishte thyer zemrën nënës së saj, kur doktorët kishin thënë që vajza e saj nuk do të mund të jetonte! Rodriguez, ndonëse ka qenë një besimtare e devotshme përgjatë gjithë jetës së saj, kishte menduar që nëse vajza do t'i vdiste, ndonëse nuk do të mund të hiqte dorë nga besimi në Zot, besimi i saj do të zbehej. "Gjithmonë kam besuar në ekzistencën e Zotit, andaj e kam ditur që nuk mund t'ia kthej shpinën. Megjithatë, pata filluar të ndjehem çuditshëm. E dija që nuk do të kisha fuqi t'i besoj më sikur i kam besuar dikur", ka thënë Rodriguez duke i kujtuar ditët, të cilat i ka përshkruar si më të rëndat të jetës së saj.

Përfundimisht, momenti më i padëshiruar për të kishte ardhur. Doktorët i kishin treguar që një ditë më vonë do t'ia hiqnin aparaturën që e mbante në jetë vajzën e saj. Përshëndetja e fundit Rodriguez, 33-vjeçare, e cila kishte mbetur e ve pasi që bashkëshorti kishte vdekur nga kanceri i veshkës në vitin 2013, pasi që ishte përgatitur në aspektin mental për t'ia thënë lamtumirën e fundit vajzës së saj, kishte dalë e përlotur dhe pasi që doktorit ia kishin hequr aparaturën, e kishte mbajtur në duar vajzën, duke u munduar që t'i siguronte një ambient sa më të qetë për momentin, kur Ellis do ta 'takonte babanë e saj në parajsë'.

Mirëpo, pikërisht në këtë moment diçka e papritur kishte ndodhur. Ellis-i kishte filluar të marrë frymë pa ndihmën e aparaturës, duke i lënë gojëhapur të gjithë doktorët e pranishëm. Ellis, mrekulli prej fillimit Pak kohë para se të vdiste, më 23 korrik të vitit 2013, bashkëshorti i saj, Joel-i, i kishte thënë bashkëshortes së saj që ata do të sillnin në jetë edhe një vajzë, pasi që paraprakisht kishin qenë prindër të një djali të shëndoshë. Pasi që bashkëshorti i kishte vdekur, ajo kishte vendosur që ta shfrytëzonte edhe një embrion të mbetur nga fekondimi i saj paraprak, pasi që çifti kishte pasur probleme me fekondimin natyral. Përfundimisht, ajo kishte ngelur shtatzënë dhe emri i vajzës, Ellis, i kishte ardhur në ëndërr pasi që ajo kurrë më parë nuk e kishte dëgjuar një emër të tillë. Rikthimi i besimit në Zot Vdekja e bashkëshortit dhe mbijetesa e Ellis-it ia kishte mësuar Rodriguez-it shumë gjëra. "Gjithçka ishte bërë reale. Besimi im në Zot është forcuar shumë nga këto ngjarje". Ellis-i tani është një fëmijë i shëndoshë dhe doktorët kanë thënë që mbijetesa e saj është një mrekulli në vete. 

(Kosova Sot Online)