Ky është UFO pa krahë që ishte parë në Norvegji

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 15:05
Ky është UFO pa krahë që ishte parë në Norvegji

Më 11 korrik të vitit 1995, kur një aeroplan i mbushur me pasagjerë po fluturonte në qiellin e Norvegjisë, njëri nga pilotët e aeroplanit kishte vërejtur një gjë shumë të pazakontë. Në anën e majtë të aeroplanit, fare pranë tij, fluturonte edhe një objekt tjetër.

"Fillimisht kam menduar që ishte një aeroplan tjetër, që gabimisht na ishte afruar aq shumë, mirëpo kur pata shikuar më për së afërmi, vërehej shumë qartë që nuk kishim të bëjmë me ndonjë aeroplan tjetër. Objekti fluturues nuk kishte krahë. Moti ka qenë shumë i mirë, shikueshmëria ka qenë në nivel të kënaqshëm, megjithatë unë prapëseprapë nuk u besoja syve. Kurrë në jetë nuk kisha parë një objekt të tillë", ka thënë kapiteni Erik P. Risan.

(Kosova Sot Online)