A është vënë Toka në karantinë të alienëve?

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 15:09
A është vënë Toka në karantinë të alienëve?

Disa ekspertë të UFO-ve dhe alienëve thonë se ka disa dëshmi që bëjnë me dije se Toka në fakt, mund të gjendet në karantinë të alienëve, për shkak të qëndrimeve të saj luftarake dhe për shkak të zhvillimit të sistemeve të mbrojtjes "Star Wars". Ata po ashtu sugjerojnë se vërejtjet nga alienët mund të jenë arsye pse NASA në fakt ka hequr dorë nga të gjitha misionet e saj në Hënë dhe nga udhëtimet e njerëzve në hapësirë.

Stanton Friedman është autori më i njohur në fushën e kontakteve me UFO, i cili në një libër thotë se qeveria amerikane ka një program, sipas të cilit deri në fund do ta mohojë ekzistimin e alienëve, derisa në anën tjetër do të mundohet që ta kopjojë sa më shumë që të jetë e mundur teknologjinë e tyre të përparuar. Derisa një grup entuziastësh mezi presin realizimin e kontaktit me alienë, gjithnjë e më shumë ka zëra të cilët thonë se, në fakt, njerëzit do të duhej të kishin frikë nga kontakti me alienët dhe të luten që deri te një kontakt i tillë të vijë sa më vonë që të jetë e mundur.

(Kosova Sot Online)