Nëna që mori lule nga i biri i vdekur

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 14:14
Nëna që mori lule nga i biri i vdekur

Së fundmi është raportuar shpeshherë për rastet e komunikimit në mes të personave të vdekur dhe më të dashurve të tyre të gjallë. Ndërsa, në vazhdën e këtyre raportimeve është rrëfyer edhe tregimi i një plake, e cila pretendon që i biri i saj i vdekur i kishte dërguar lule. Pak kohë pasi që i kishte vdekur i biri, Mary Marten kishte qenë duke u kthyer nga një dyqan i afërm kur kishte dëgjuar zërin e të birit, duke i thënë: "Mos u brengos, nuk do ta harroj ditën e nënës".

Të nesërmen, më 8 mars, në derën e Mary-së ishte shfaqur një vajzë e re, me një buqetë lulesh në dorë. Ajo ia kishte dorëzuar lulet dhe më pas kishte ikur, pasi që i kishte thënë që lulet nuk ishin nga ajo. Pa kaluar shumë kohë, i biri i vdekur i kishte pëshpëritur në vesh, duke e pyetur të ëmën: "A të pëlqyen lulet?"

(Kosova Sot Online)