Lexoni edhe:
Jennifer Lopez në “Billboard Women In Music 2020”
Incizimet e kamerave të sigurisë kanë vënë në pah një fantazmë, e cila shëtitë në korridoret e shkollës së mesme "Pocatello", në Ajdaho të SHBA-së. Kjo shkollë deri tani ka qenë vend i paraqitjes së shumë fenomeneve paranormale, ku edhe nxënësit, por edhe profesorët kanë raportuar se kanë dëgjuar zhurma të çuditshme, si dhe kanë parë figura të frikshme.
Jennifer Lopez në “Billboard Women In Music 2020”Lexoni edhe:
Tani, një kamerë e sigurisë, gjatë pushimeve të fundvitit, ka incizuar atë që besohet të jetë dëshmia më e fortë rreth asaj se në atë shkollë është duke ndodhur diçka e çuditshme. Në incizimin e kamerës mund të shihet një hije e çuditshme, e cila endet poshtë-lartë dhe duket se tërë shkolla dridhet në ritmin e lëvizjeve të hijes. Policia është thirrur disa herë meqë në shkollë është vërejtur se dritat herë ndizen, e herë fiken, derisa në të nuk gjendet askush. Ky incizim ka ngjallë debate të ashpra deri më tani.
(Kosova Sot Online)