Jennifer Lopez në “Billboard Women In Music 2020”

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 21:10
Jennifer Lopez në “Billboard Women In Music 2020”

Ajo është ndër artistët me famë ndërkombëtare, që pëlqehen nga audienca e gjerë.

Përpos profesionit si këngëtare, Jennifer Lopez është edhe aktore, producente dhe sipërmarrëse, shkruan Daily Mail.

Ajo së fundmi ishte pjesë e Billboard Women In Music 2020, ku fjalimi i saj ishte mbresëlënës.

Jlo pati rastin që përmes një video të falënderojë artistët që kanë punuar me të, përfshirë edhe familjen.

“Sigurisht që unë dua të falënderoj familjen time të bukur që ishin për turne me mua, më mbështetën që të jem artistja që jam”, u shpreh ajo.

Në këtë pikë ajo veçoi të fejuarin e saj, Alex Rodriguez dhe katër fëmijët që ata ndajnë së bashku midis marrëdhënies së tyre dhe secilës nga martesat e tyre të mëparshme.

Image

(Kosova Sot Online)