Çka është substanca misterioze e zezë?

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 14:23
Çka është substanca misterioze e zezë?

Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me substancën më misterioze në botë. Substanca bizare, demonike, e zezë, është në fakt një substancë e gjallë dhe inteligjente. Disa thonë se kjo substancë e zezë është gjetur në disa pjesë të Afrikës, apo edhe të Amerikës latine. Sido që të jetë, më interesant është fakti se familja amerikane Bush, e cila deri më tani ka dhënë dy presidentë të shtetit, është në pronësi të vendit ku është gjetur kjo substancë, gjoja për ndërtimin e një vile aty.

Se diçka me të vërtetë është bizare, flet edhe fakti se, afër pronës së familjes Bush, gjendet edhe prona e familjes së kancelares gjermane, Angela Merkel. Informatat për këtë substancë janë të pakta. Ajo që thuhet zyrtarisht, është se substanca kimike me emrin A0-3959X.91 - 15, e njohur edhe me emrin "Agjenti A0-3959X.91 - 15", por që në gjuhën e folur më shumë referohet si "black goo" ose "black liquid" (lëngu i zi), është një patogjen tepër i fuqishëm mutant, i përbërë nga miliona mikroorganizma, të cilët janë prodhuar me qëllim që të jenë armë biologjike, me gjasë për qëllime ushtarake.

(Kosova Sot Online)