Doktori nga SHBA-ja fotografon dy UFO me kamerën e tij speciale

  • A.P /
  • 31 dhjetor 2020 - 15:08
Doktori nga SHBA-ja fotografon dy UFO me kamerën e tij speciale

Dr. Richard O'Connor ka arritur t'i fotografojë dy objekte të çuditshme, me ngjyrë të argjendtë, gjatë kohës kur ka përdorur kamera të specializuara. Gjashtëdhjetëvjeçari, që ka punuar si anesteziolog, para se të pensionohej, ka kaluar vite të tëra duke u munduar që të kapte prova të ekzistencës së UFO-ve në qiellin e Montanës të Shteteve të Bashkuara, duke përdorur kamerën 'Reconyx Hyperfire PC 900 Trail', që aktivizohet menjëherë në rast të lëvizjes.

Kamera, menjëherë pas detektimit të lëvizjes, nxjerr 20 fotografi në sekondë dhe si rrjedhojë doktori ka përfunduar me një koleksion të tërë të fotografive të zogjve dhe aeroplanëve. Megjithatë, në muajin nëntor, kamera e tij ka kapur diçka më të pazakontë. Bëhet fjalë për dy objekte cilindrike, që kanë shkaktuar tollovi në internet, me shumë njerëz që kanë debatuar në lidhje me origjinalitetin e fotografive. 

(Kosova Sot Online)